Fjalimi emocionues i Ronaldos pas triumfit në Europian (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2016 | 23:17

Fjalimi emocionues i Ronaldos pas triumfit në Europian (VIDEO)

10 korrik 2016, “Stade de France”, Paris. Portugalia sapo është kurorëzuar kampione e Europës pasi ka mposhtur 1-0 Francën në finale.

Ronaldo

Pas festës, e tërë skuadra luzitane është në zhveshtore dhe fjalën e merr Kristiano Ronaldo. I emocionuar, kapiteni falënderon me radhë të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e Portugalisë, duke e cilësuar atë mbrëmje si një nga më të bukurat e jetës së tij.

Videoja u publikua sot për herë të parë nga Federata Portugeze e Futbollit.


“Së pari, dua të falënderoj atë burrin aty (trajnerin Fernando Santos). Pa atë, kjo nuk do të ishte e mundur. Së dyti, të gjithë lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj arritjeje. Askush nuk besoi te Portugalia, por në fakt ne ia dolëm mbanë. Të gjithë së bashku. Ia dolëm. Jam shumë i lumtur, kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime.

Harroji trofetë individualë – Ligën e Kampioneve – ky është momenti më i lumtur i jetës sime. Deri tani kam qarë 3-4 herë. Im vëlla është përpjekur të më qetësojë, por i kam thënë: ‘Hugo, nuk mundem’. Vërtet, nga thellësia e zemrës, për kokë të djalit, jam shumë, shumë, shumë i lumtur. Mund ta përsëris njëqind herë, jam kaq i lumtur.

Ky ishte trofeu që mungonte. Falë të gjithëve ju – lojtarëve, stafit dhe përsëri ty, trajner! I gjithë besimi që pate, ndershmërisht e them, më preku. I tërë stafi mjekësor, punonjësit e sigurimit, Hoakini, Rikardo, Migeli, vëllai im. Nga thellësia e zemrës, jam vërtet i lumtur. E merituam. Tani jemi pjesë e historisë së Portugalisë, jemi e para skuadër që e arrijmë këtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"