Fituan Kupën e Shqipërisë pas 64 vitesh, kush janë vajzat e Partizanit që ia dolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2018 | 18:31

Fituan Kupën e Shqipërisë pas 64 vitesh, kush janë vajzat e Partizanit që ia dolën

6 ditë më parë ekipi i femrave të Partizanit në volejboll ka fituar Kupën e Shqipërisë, pas fitores 3-1 ndaj Barleti Volej në finalen e luajtur në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park.

28471613_2018711605035791_2376557331853454194_n

Një fitore e vështirë por e merituar e skuadrës së trajnerit Roland Tarja, që megjithëse humbi setin e parë arriti të rikuperojë dhe përmbysë shifrat në tri setet e tjera. Partizani fiton për të dytën herë në histori Kupën, trofe që vjen pas 64 vitesh mungesë.

Por edhe pse nuk flitet shumë, këto vajza të talentuara arrijnë të ngrenë lart emrin e skuadrës së tyre.

28471633_2018711571702461_1260503162365013654_n

3 prej tyre, Esmeralda Tuçi, kapitenja, Ergys Blloku dhe Sara Hasky, kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuara në “Okatpod” me moderatorin Turjan Hyska, ku kanë rrëfyer emocionet e kësaj fitoreje historike.

“Ku e gjeni energjinë dhe dhe dëshirën për të bërë një sport i cili nuk merr vëmendje?”, ishte një ndër pyetjet e Turit.

“Problemi është se sportit kur i futesh në një moshë të vogël, të futet në gjak dhe tani na mban pasioni gjallë. Edhe pse është edhe faji i medias që nuk i kushton rëndësi volejbollit në vend”, është shprehur Ergysa Blloku.

15781709_1816703038569983_8537807007176061697_n

Më poshtë mund të ndihni intervistën e plotë:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"