“Fituam por nuk jam i kënaqur”, Mezani pas suksesit: Nëse luhet si sot, skuadra të tjera nuk të falin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 15:33

“Fituam por nuk jam i kënaqur”, Mezani pas suksesit: Nëse luhet si sot, skuadra të tjera nuk të falin

Gentian Mezani e ka nisur me një fitore në kthimin e tij te Laçi, duke marrë tri pikë përballë Bylisit. Por trajneri e ka cilësuar këtë vetëm një hap të parë, pasi pret më shumë lojë nga ekipi i tij.

bandicam 2022-12-11 15-10-49-155

“Jemi të kënaqur për tre pikë që na bëjnë punë. Bëmë mirë në pjesën e parë, nuk jam i kënaqur derisa të shoh skuadrën të luajë si dua. Patëm qarkullim topi e luajtëm lart, në pjesën e dytë ekipi u tërhoq më shumë se duhej. Kundërshtari pritej të bënte presion para portës, u munduam të bënim kundërsulme e shënonim po nuk ia arritëm, por përveçse të marrim tre pikët, duhet të bëjmë edhe ndonjë gjë tjetër

Kur e fillon si unë, jam i kënaqur me skuadrën që gjej, mendoj se duhet të punojmë edhe më shumë me këto lojtarë. Kudo që shkoj, lojtarët janë më të mirët e kampionatit. Ky është mentaliteti im, me këmbë në tokë, arrijmë ku duhet. Duhet të harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë shpejt për ndeshjen e radhës sepse erdhi.

Kemi pasur shumë probleme gjatë javës se kishim lojtarë që nuk janë stërvitur dhe m’u desh të konsumoja më shumë ata që ishin në fushë. U mundova deri në fund të mbaja lojtarët në fushë ndaj vonuan zëvendësimet.

Më pëlqen që skuadra të prodhojë lojë, nuk jam i kënaqur asnjëherë. Morëm tre pikë por nuk jam i kënaqur, fusha nuk na lejoi të luanim dhe u rëndua shumë në pjesën e dytë, ndaj luajtëm vetëm me topa të gjatë. Nuk e kisha përgatitur ndeshjen kështu, nuk më pëlqen dhe u mundova të mbaja skuadrën më lart, por ekipi u tërhoq dhe kërkoi të mbrohej më shumë. Sot na shkoi mirë, por në ndeshje të tjera skuadra të tjera nuk tolerojnë, ne duhet të shohim para dhe të përmirësohemi”, tha Mezani për ”Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"