Fitorja nuk e shpëton, stoli i Xhampaolos në rrezik. Ja pasardhësit e mundshëm te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 20:41

Fitorja nuk e shpëton, stoli i Xhampaolos në rrezik. Ja pasardhësit e mundshëm te Milani

Fitorja ditën e djeshme në fushën e Xhenoas, mesa duket nuk e ka shpëtuar stolin e Xhampaolos te Milani.

xhampaolo

Tekniku i “Djallit”, siç raportojnë mediat në Itali, gjendet shumë pranë shkarkimit, dhe drejtuesit po bëjnë vlerësimet e tyre gjatë këtyre orëve. Ata nuk po analizojnë vetëm rezultatet, por pozicioni i tij është në rrezik më shumë prej lojës së zhvilluar.

Ideja e tij për skëmën dhe lojën e Milanit, ende nuk është implementuar me sukses, edhe pse pas 4 muajsh në Milanelo, dhe tashmë drejtuesit e Milanit po shohin alternativat e mundshme për pasardhësin e tij.

“Gazzetta dello Sport”, shkruan se Luçiano Spaleti, Klaudio Ranieri apo Stefano Pioli, janë disa nga emrat që po vlerësohen nga drejtuesit kuqezinj, ndërkohë drejtori Masara, po konsideron edhe emrin e Rudi Garsias, që e ka pasur trajner në kohën kur ishte te Roma.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"