Fitorja ndaj Flamurtarit është detyrim, Bylisi me rikthime të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 15:30

Fitorja ndaj Flamurtarit është detyrim, Bylisi me rikthime të rëndësishme

Ballshiotët kanë mbyllur përgatitjet dje pasdite dhe janë grumbulluar në prag të sfidës që do të luajnë sot me Flamurtarin. Bylisi shkon në këtë sfidë për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes me Kukësin dhe barazimit me Partizanin në Ballsh.

Bylis

Trajneri Dovedan me shumë gjasa do të ketë në sfidën e sotme të gatshëm edhe Hadrojin e Barjamajn, rikuperimi i të cilëve ka ecur me ritme të kënaqshme. E kundërta mund të thuhet për Mozonen, i cili pritet sërish të mungojë.

Bylisi është vetëm dy pikë larg Vllaznisë së vendit të tetë, dhe ballshiotët do të kërkojnë që të marrin pikët e plota, edhe për faktin se nuk duan të ndërlikojnë pozitat për zonën “play out”, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe katër javë nga fundi i garës, dhe në lojë janë 12 pikë.

Kalendari ka rezervuar sfida të vështira për Bylisin, sepse deri në fund ka ndeshje edhe ndaj ekipeve si Laçi apo Tirana.

E.Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"