Fitorja ndaj Bylisit në transfertë, Ahmataj: Duhet besim, kemi luhatje që na hapin probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 15:58

Fitorja ndaj Bylisit në transfertë, Ahmataj: Duhet besim, kemi luhatje që na hapin probleme

Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj, u shpreh tepër i lumtur nga triumfi 0-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Bylisit. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku bardhekuq deklaroi:

bandicam 2020-11-21 15-52-25-184

NDESHJA- E kishim parasysh çfarë do të bënte skuadra vendase. Ne do të bënim gjërat tona. Fusha nuk ishte në nivelin e duhur. Kjo pengoi manovrat sulmuese të të dyja skuadrave. Kemi luhatje që na hapin probleme brenda ndeshjes.

Ana psikologjike e lojtarëve u ngrit kur Dajsinani priti penallti. Duhet të kemi më shumë besim te vetja. Kemi një skuadër të re me djem të talentuar. Duhet besim. Fitoret i bëjnë mirë skuadrës për t’u ngritur moralisht. Mungesat nuk u ndjenë në ndeshjen e sotmen.

STUDIMI I BYLISIT- Kundërshtari do të kishte hapësira në vazhdimin e lojës, sepse do tentonte të fitonte ndeshjen. I shfrytëzuam ato me lojtarët e krahut dhe të qendrës.

LIDERAT ME PIKATORE- Boshtin jemi munduar ta konkretizojmë. Nuk është komplet i plotë. Meksi e ka këtë detyrë dhe e bën këtë gjë. Duhet eksperiencë për djemtë e tjetër. Nuk duhet të mërzitemi, duhet të ecim përpara. I falënderoj djemtë për mënyrën si stërviten dhe sakrificën. Dalngadalë do shfaqemi më mirë.

LUFTA PËR MBIJETESË- Nuk është sezoni i parë që kam ndërtuar skuadra. Është opinion vakum. Skuadrat bien me futboll brenda fushës. Ne kemi bërë një fazë përgatitore të mirë. Asnjë nuk e ka të sigurtë si do të vazhdojë kjo skuadër”, u shpreh Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"