Fitorja ndaj Albpetrolit, futbollistët e Tomorit marrin 5 mijë lekë shpërblim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 10:33

Fitorja ndaj Albpetrolit, futbollistët e Tomorit marrin 5 mijë lekë shpërblim

Skuadra e Tomorit arriti të fitonte fundjavën që shkoi në fushën e një rivali direkt si Albpetroli, duke iu afruar 2 pikë patosarakëve kryesues. Përveç trepikëshit, që ka vlera për ngjitjen në tabelën dhe aspektin moral, beratasit kanë përfituar edhe në aspektin financiar. 

Albpetroli-Tomori2

Par atë fitore 1-2, është dhënë këtë javë një shpërblim modest nga ana e bashkisë që administron klubin dhe nga biznesmeni vendës Gramoz Toto.

Albpetroli-Tomori

Çdo futbollist i Tomorit dhe pjesëtarët e stafit teknik kanë përfituar nga 5 mijë lekë të rinj. Toto gjatë këtij kampionati është duke i qëndruar pranë skuadrës, duke e mbështetur moralisht dhe financiarisht. Ky shpërblim pritet t’i motivojë edhe më shumë beratasit për ndeshjet e ardhshme, ku 5 fitoret radhazi pritet të pasohen nga të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"