Fitorja e parë e Kukësit, trajneri Nica: Tri pikë me vlerë kundër Skënderbeut, ekipi u çlirua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2023 | 19:03

Fitorja e parë e Kukësit, trajneri Nica: Tri pikë me vlerë kundër Skënderbeut, ekipi u çlirua

Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, theksoi pas ndeshjes në Korçë, ekipi i tij kishte fat në këtë fitore, që në fakt i ka munguar në takimet e kaluara ndaj Dinamos dhe Tiranës, ku verilindorët humbën prej episodeve të evitueshme.kukesi stavri nica

“Është një trepikësh me shumë vlerë dhe me shumë fat. Duhet ta pranojmë që patëm shumë fat. Shpirti i garës u tregua në fushë, që është ai që të jep rezultat, ai që të ndihmon dhe të sjellë edhe pikët. Kemi akoma për të përmirësuar, nuk jemi në formën tonë më të mirë, por kam shumë besim se do të rritemi. Është një fitore që ndikon shumë në anën psikologjike, sidomos kur vinim nga katër humbje radhazi. Të them të drejtën kampionati është i fortë dhe ne po vuajmë shumë, por mendoj se duhet të ambientohemi me kohën dhe të dalim në përfundime. Nga dita në ditë po ecim mirë, skuadra po më mbështet dhe kjo besoj se do të na japë më shumë dorë në ndeshjet e tjera”, ka thënë Nica për “Panorama Sport” pas fitores së parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"