Fitore për infarkt, Klop i sinqertë: Nuk e besoja se do na përkëdhelte kaq shumë fati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 10:33

Fitore për infarkt, Klop i sinqertë: Nuk e besoja se do na përkëdhelte kaq shumë fati

Jyrgen Klop është i sinqertë. Ai nuk mendon se Liverpuli do të përkëdhelej sërish nga fati me një përmbysje të vonë ndaj Aston Vilës.

jyrgen klop

“Duke qenë se kemi realizuar disa përmbysje në minutat e fundit në këto ndeshjet e fundit, nuk mendoja se do të arrinim një tjetër ndaj Aston Vilës. Nuk kemi zgjedhje tjetër përveçse të vazhdojmë përpara. Do të ishte një ndeshje e vështirë dhe kjo dihej për shkak të cilësisë së Aston Vilës. Ia vështirësuam punën vetes. Nisëm të luajmë futboll, por jo siç duhej. Pësuam një gol dhe nuk ishte e lehtë të ndryshonim pasimet e gabuara”, tha trajneri i Liverpulit pas suksesit të fundit, duke shtyrë edhe një herë takimin me humbjen e parë sezonale në kampionat.

“Pjesën e dytë e nisëm shumë më mirë. Goditjet nga distanca të Çembërleinit ndihmojnë shumë. Duke lëvizur Sadionë në të djathtë, Oksit i ofrohen hapësira. Kur shënon vonë është fat, por kjo nuk do të thotë se nuk e merituam të fitonim. Nuk më pëlqeu gjuha jonë e trupit në pjesën e parë. Nuk dukeshim si luftëtarë, por si… lojtarë”.

Gjermani nuk dëshiron të bëjë polemika për VAR-in, pavarësisht se ai mund ta ketë dënuar dy herë brenda të njëjtës ndeshje: “Ne fituam 2-1 dhe kjo tregon se VAR-i nuk i vendos ndeshjet. Nuk është e drejtë që të ulem këtu dhe të qesh me të. Dakord, trajnerët shkarkohen prej ndeshjeve të humbura, por unë nuk dua ta ekzagjeroj më shumë sesa është. Duhet ta qartësojmë këtë pjesë, sepse askush nuk na e bën qëllimisht. Analisti më tregoi golin e Firminos. Ndonjëherë vendimi shkon në favorin tënd, ndonjëherë jo. Por ne duhet të sigurohemi që sistemi i ri ta ndihmojë këtë lojë dhe të mos e vështirësojë. Kjo është në interesin e të gjithëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"