Fitore në frymën e fundit në Fier, Vllaznia thyen Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2023 | 11:29

Fitore në frymën e fundit në Fier, Vllaznia thyen Apoloninë

 Kampionati Kombëtar i futbollit të femrave ka zhvilluar të shtunën ndeshjet e javës së 17-të, që është edhe jave e fundit e sezonit. Vllaznia ka marrë suksesin e radhës, duke vijuar marshimin drejt titullit të dhjetë radhazi. Shkodrane kanë mundur Apoloninë 2-1 në Fier, në një ndeshje të vendosur në frymën e fundit.

vllaznia femra (1)

Një ndeshje mjaft e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet. Që në minutën e dytë Megi Doçi i dha avantazhin Vllaznisë, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Valentina Troka, rivalja e saj në garën për “Këpucën e Artë”, i ndëshkoi vajzat kuqeblu me një supergol, duke vendosur baraspeshën 1-1. Një gol që u dogji shumë shkodraneve, pasi ishte i pari i pësuar në kampionat, duke u prishur kështu rekordin e jashtëzakonshëm. Pjesa e dytë vijoi shumë e luftuar, ndërsa kur dukej se do të kishim ndalesën e parë të Vllaznisë, në minutat shtesë, mesfushorja Arlinda Kodra kaloi në epërsi vajzat kuqeblu.

Shkodranet ruajnë kështu epërsinë e 3 pikëve ndaj Tiranës, me të cilën do të luhet ndeshja javën e fundit në “Loro Boriçi”, ku dhe do të vendoset titulli. Nga ana tjetër, Tirana ka marrë një fitore dyshifrore në shtëpi kundër Skënderbeut, me rezultatin 10-1. Jehona Coka, Anela Vishkulli dhe Ilarja Zarka shënuan dopietë, ndërsa Kodra që çeli serinë e golave, Mbrati, Alijaj e Metalla realizuan nga një gol. Korçaret u gëzuan me golin e nderit.

1 2 3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"