Fitore me goleadë dhe rekord historik, Mançester Junajtid mposht Suonsin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 15:48

Fitore me goleadë dhe rekord historik, Mançester Junajtid mposht Suonsin (VIDEO)

Mançester Junajtid ka arritur një tjetër fitore të thellë në Premier Ligën angleze. Njësoj si në javën e parë kur mposhtën në shtëpi 4-0 Uest Hemin, “djajtë e kuq” kanë triumfuar sot në transfertë po me të njëjtin rezultat ndaj Suonsit.

mancester junajtid

Erik Baili kaloi të besuarit e Murinjos në avantazh në minutën e 45-të duke shënuar golin e tij të parë në karrierë në ndeshjen e 67 në ligë elitare (La Liga dhe Premier Ligë). Lukaku dyfishoi avantazhin për Mançesterin në minutën e 80, ndërkohë që dy minuta më vonë Pogba realizoi golin e tretë. Për të vulosur rezultatin e takimit mendoi Mkhitarjan në minutën e 84-t.

Kështu pas dy javësh Mançester Junajtid ka grumbulluar 6 pikë të plota. Në të njëjtën kohë, skuadra e Murinjos sot vendosi një rekord historik 110 vjeçar teksa kurrë më parë nuk kishte shënuar nga 4 gola në dy ndeshjet e para të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"