Fitore e thellë ndaj Luftëtarit, Troisi: Idrizi akoma nuk ka vendosur për mua, nuk e di përgjigjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 19:39

Fitore e thellë ndaj Luftëtarit, Troisi: Idrizi akoma nuk ka vendosur për mua, nuk e di përgjigjen

Trajneri i Flamurtari Marselo Troisi foli për të ardhmen e tij pas fitores së thellë 6-1 ndaj Luftëtarit në Vlorë.
106496981_199940687969538_8152941112650709369_n
Për “Supersport”, Troisi shtoi se ende nuk është vendosur asgjë për të ardhmen e tij te Flamurtari, pasi dhe administratori Idrizi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

“ Ndeshja – Kam punuar këtë javë goxha mirë me sulmin përpara. Në të gjitha ndeshjet kemi punuar fort dhe me Partiznain. Nuk patëm fat të shënonim. Edhe sot besova që ekipi mund të shkonte shumë mirë.

Sezoni i ri – Nuk e di akoma. Nuk mund të jap akoma përgjgije. Presidenti nuk ka vendosur akoma. I përket presidentit. Do të jap gjithçka në fushën e lojës deri në fund të sezonit”, përfundoi trajneri i Flamurtarit Marselo Troisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"