Firmosi një javë më parë, Qazim Laçi debuton me Levadhiakos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2017 | 18:34

Firmosi një javë më parë, Qazim Laçi debuton me Levadhiakos

Mesfushori i talentuar shqiptar, Qazim Laçi, ka veshur sot për herë të parë fanellën e skuadrës së Levadhiakos në kampionatin grek të futbollit. Futbollisti i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, i dalë nga akademia e klubit të Olimpiakos, në fillim të këtij sezoni ishte huazuar te APOEL në Qipro me shpresën që të aktivizohej rregullisht atje.

qazim laci

Por gjërat nuk shkuan siç shpresonte ai, ndaj mesfushori 20-vjeçar ndërpreu në mes aventurën e tij qipriotë për t’u kthyer në Greqi, këtë radhë i huazuar te Levadhiakos që lufton për mbijetesë. Ashtu siç pritej, pak ditë pas transferimit të tij, Laçit i është dhënë mundësia që të tregonte menjëherë vlerat në fushë.

Sot ai luajti në ndeshjen që Levadhiakos luajti në fushën e Verias. Megjithatë, i aktivizuar vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes, mesfushori nuk mundi të ndihmonte ekipin e tij që u mposht me shifrat 2-0 në këtë transfertë dhe vazhdon të mbajë një pozicion mjaft delikat në renditje, pranë zonës së ftohtë të klasifikimit të kampionatit grek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"