“Finale” për Europën, Kukësi sfidon Laçin pa yllin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 9:00


“Finale” për Europën, Kukësi sfidon Laçin pa yllin e skuadrës

Barazimi në Durrës është lënë pas krahëve. Kukësi ka zbritur në fushën stërvitore paraditen e të dielës. Ngjeshja e kalendarit, me sfidat e javës së 22-të që do të luhen të merkurën, ka detyruar skuadrën e Mirel Josës që të prishë fundjavën për të kryer seancën e parë stërvitore në vigjilje të sfidës me skuadrën e Laçit.

Kukesi

Kukësi do të jetë pritës në këtë përballje, me ndeshjen e programuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Në stërvitjen e djeshme, trajneri Josa ka pasur vetëm një mungesë. Agim Ibrahimi, nuk do të jetë në sfidën ndaj Laçit, duke qenë se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndaj është i pezulluar për këtë 90- minutësh.

Jo vetëm kaq, por për fat të keq, kapiteni i verilindorëve po kalon edhe një shqetësim. “Ibraimi ka një problem në ligamentin medial”, ka njoftuar Kukësi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Kukësi barazoi 2-2 në Durrës përballë Teutës dhe këtë mesjavë do të ketë gjithashtu një tjetër rival direkt, më së paku për zonën e Europës, siç është Laçi.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/