“Finale” mbijetese, Gjoka bën llogaritë: Vllaznia s’duhet të humbasë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 11:32

“Finale” mbijetese, Gjoka bën llogaritë: Vllaznia s’duhet të humbasë…

Teuta-Vllaznia është një finale mbijetese. Shkodranët janë 3 pikë mbi durrsakët dhe duan të mbajnë të njëjtën distancë për të qenë larg zonës së ftohtë. Diçka të tillë e ka theksuar edhe trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka. Ai thotë se skuadra duhet të japë gjithçka për të mos u larguar e humbur nga Durrësi, por mundohet të ulë tensionin përpara kësaj sfide. E konsideron të rëndësishme, por jo vendimtare sfidën që do të luhet sot në orën 19:00 në Durrës.

Gjoka4-470x290

Profesor, si e shikoni këtë përballje me Teutën. A mund të vuloset objektivi në këtë ndeshje?

Është një ndeshje e rëndë- sishme, por sigurisht nuk është vendimtare. Është një ndeshje e rëndësishme për momentin ku ndodhemi, për momentin që po kalojmë dhe kur na duhet të mbajmë larg kundërshtarin që kemi mbrapa. Kjo i jep njëfarë rëndësie dhe ka një angazhim shumë të madh për ndeshjen e nesërme. Është një sfidë që nuk vulos gjithçka. Edhe një pikë vlen në këtë moment.

Po flitet se është një ndeshje vendimtare për ecurinë e mëtejshme?

Nuk është vendimtare, për vetë faktin se luhen shtatë ndeshje deri në fund dhe ka sfida në lojë plot. Është vendimtare në këtë situatë, duhet ta mbajmë larg kundërshtarin. Psikologjikisht duhet ta shikojmë jo si fundin e kampionatit. Por duhet të luajmë për gjithçka. Është një ndeshje e rëndësishme dhe e kemi përgatitur me seriozitet dhe qetë- si. Duhet të marrim gjithçka, me kuptimin që të mos dalim ne humbje. E rëndësishme është që të mos humbim, pasi ruajmë distancën me kundërshtarin, edhe pse është e vogël, por ka rëndësi, pasi është distancë. Le t’i ngjitim shkallët një nga një, kjo është e rëndësishme.

555669

Gjykimi është një temë tjetër e rëndësishme që po diskutohet në këto momente.

Ka qenë një periudhë e vështirë për gjykimin në kampionatin shqiptar. Shumë skuadra janë ankuar, duke krijuar njëfarë mosbesimi ndaj arbitrave tanë. Por unë mendoj dhe besoj që në këtë sfidë të jetë një nga arbitrat më të mirë të kampionatit shqiptar, të jetë një ndeshje e rregullt sa i takon arbitrimit dhe të fitojë më i miri.

Frikë nga gjykimi? Nuk është çështje frike. Ne duhet të shkojmë dhe të marrim atë çfarë do të prodhojmë në fushë. Në qoftë se ndodh kështu, atëherë duhet t’i themi faleminderit, por nëse do të varemi nga gjykimi, atëherë sigurisht që do të jetë e frikshme, por do të jetë edhe një moment i keq për futbollin shqiptar.

Në këtë takim do të mungojë nga minuta e parë sërish Malota. Sa besim keni te skuadra për të arritur te fitorja në këtë takim?

E provuam, por ka 22 ditë pa stërvitje prej problemeve që kishte, në testet që bëmë nuk mund të ishte në fushë, por do të jetë në stol. Unë kam besuar që ditën që kam ardhur te Vllaznia, kam kërkuar durim për të ecur përpara. Nuk bëhet gjë me sustë. Me rëndësi është që “treni” jonë si Vllazni, të ecë dhe të mos ndalojë. Kjo është shumë e rëndësishme.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"