FIA i dha dritën jeshile për të garuar, skuadra e Formula 1 largon pilotin rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2022 | 12:57

FIA i dha dritën jeshile për të garuar, skuadra e Formula 1 largon pilotin rus

Piloti rus i Formula 1, Nikita Mazepin, nuk do të garojë për skuadrën e “Haas” në sezonin e ri që pritet të fillojë, pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

mazepin

Edhe pse FIA i dha pilotit dritën jeshile për të garuar, por të mos përfaqësohej me flamurin rus, duket se ekipi amerikan nuk ka mundur dot ta pranojë atë.

Për ta zëvendësuar Mazepinin, skuadra po mendon për emrin e Pietro Fitipaldi, Braziliani që qëndron si pilot rezervë te “Haas”. Ai është nipi i 2-herë kampionit të botës në Formula 1, Emerson Fitipaldi dhe do të bëhet shok skuadre me Mik Shumaker, djali i të madhit Majkëll Shumaker.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"