Ferrari e pandalshme në Majemi, Leklerk dhe Sainz zaptojnë rreshtin e parë në provat zyrtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2022 | 23:30

Ferrari e pandalshme në Majemi, Leklerk dhe Sainz zaptojnë rreshtin e parë në provat zyrtare

Çmimi i Madh i Formula 1 në Majemi do të shohë një rresht të parë të gjithë të kuq në startin e garë., Sharl Leklerk dhe Karlos Sainz ia kanë dalë që të sigurojnë dy vendet e para në nisje pas provave zyrtare që u zhvilluan sot në cirkuitin amerikan.

leklerk

Leklerk ia doli që të fitonte duelin me shokun e skuadrës duke marrë një avantazh të rëndësishëm për këtë pistë, por duhet të ruhet gjithsesi nga kampioni i botës në fuqi, Maks Verstapen. Ky i fundit u kualifikua në vendin e tretë dhe vetëm një gabim në xhiron e fundit ia hoqi mundësinë që të vinte në diskutim edhe rreshtin e parë të makinave Ferrari. Edhe ai do të ketë një aleat në krah, pasi në vendin e katërt niset shoku i tij i skuadrës te Red Bull, Serxhio Perez.

sdfsdfdfsdfdf

Ndërkohë, provat panë ringjalljen e Luis Hemilton, i cili duhet të jetë pak më i kënaqur me vendin e 6 që siguroi sot, ndërsa në të pestin u rendit ish shoku i tij i skuadrës, Valteri Botas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"