Ferrari e bën zyrtare, Luis Hemilton do të bëhet pjesë e skuadrës italiane të Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 20:37

Ferrari e bën zyrtare, Luis Hemilton do të bëhet pjesë e skuadrës italiane të Formula 1

Tashmë nuk është vetëm një hipotezë. Skuadra e Ferrarit në Formula 1, ka bërë të ditur se Luis Hemilton do të bëhet pjesë e saj. Piloti britanik, ka vendosur që të largohet nga Mercedes pas këtij sezoni dhe t’u bashkohet italianeve për të provuar një herë njëvendshen e kuqe.

sadsdasdasdadasdassdasdasda

Fillimisht ishte skuadra e Mercedes e cila nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se Hemilton kishte aktivizuar një klauzolë të marrëveshjes mes palëve për të mbyllur në fund të këtij edicioni kontratën që kishte me këtë skuadër.

Më pas, erdhi edhe konfirmimi nga Ferrari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Skuadra Ferrari është e lumtur të njoftojë se Luis Hemilton do të bashkohet me skuadrën në vitin 2025 me një kontratë shumëvjeçare”, shkruhej në këtë njoftim duke zyrtarizuar marrëveshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"