Federata e ruan për Kombëtaren, Lushnja në krizë për fushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 20:23

Federata e ruan për Kombëtaren, Lushnja në krizë për fushën

Lushnjës i duhet ta përgatisë ndeshjen e parë të kampionatit me Tomorin në kushte shumë të vështira. ShqipëriIslandë për 19-vjeçarët do të luhet të shtunën në “Roza Haxhiu” dhe ky fakt ka bërë që skuadra verdhejeshile të mos e prekë për asnjë minutë fushën e stadiumit. Kështu që për ekipin, pjesa pas portave mbetet alternativa më e mirë e mundshme.

luftetari lushnja

Trajneri Ilir Gjyla e konsideron një problem të madh çështjen e fushës, e megjithatë për “Panorama Sport” deklaroi se kjo situatë nuk do t’i largojë nga pretendimet. “Nuk kemi çfarë të themi më për këtë problem. Është thënë nga kolegët e mi paraardhës, por edhe unë vetë e kam ngritur si shqetësim disa herë. Përderisa kemi këto kushte, duhet ta heqim nga mëndja fare këtë. E dimë që s’kemi mundësi tjetër, ndaj është e kotë ta diskutojmë. Ta harrojmë këtë detaj dhe të vazhdojmë punën. Pavarësisht vështirësive, unë nuk do tërhiqem asnjëherë nga pretendimet. Unë më lart tregova vetëm situatën që na paraqitet, por kjo s’do të thotë se po justifikohemi. Ne do të vazhdojmë me atë hijeshi dhe rëndesë që ka Lushnja. Do t’i marrim maksimumin ekipit”, deklaroi numri një i pankinës.

INSPEKTIMI

Fillimjava është shoqëruar me “vizita” në “Roza Haxhiu”. Stadiumi i Lushnjës është inspektuar nga zyrtarë të FSHFsë, që kryesoheshin nga shefi i sektorit të licencimeve, Eduart Gjini. Zyrtarët e FSHF-së kanë mbetur shumë të 0kënaqur nga gjendja e fushës e terrenit. Një fushë që ka vetëm 11 muaj në përdorim. Është konfirmuar zyrtarisht ndeshja e ditës së shtunë (8 shtator) midis Shqipërisë dhe Islandës për 19- vjeçarët.

Klubit lushnjar i është dorëzuar dhe një shkresë nga FSHF, ku falënderohet për bashkëpunimin në organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe miqësore. Klubit lushnjar i është kërkuar që stadiumi “Roza Haxhiu” të vihet në dispozicion për zhvillimin e tri ndeshjeve të turneut zyrtar të UEFA-s, U-17. Për datat 23-26 dhe 29 tetor. Por, zyrtarët e FSHF-së kanë vënë duart në kokë për gjendjen e terreneve pranë stadiumit lushnjar. Pritet që FSHF dhe Bashkia Lushnja të nisin kontaktet për rikonstruksionin e një terreni stërvitor, në formë bashkëpunimi.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"