Fazë përgatitore e lodhshme, Brdariç shton pushimin për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 16:13

Fazë përgatitore e lodhshme, Brdariç shton pushimin për Vllazninë

Ndërprerja e kampionatit u ka dhënë kohë edhe lojtarëve për t’u qetësuar. Pas një sezoni vërtet të lodhshëm dhe një faze të ngjeshur përgatitore, ekipi ka bërë dy ditë pushim. Fundjava ka qenë e gjitha e lirë për kuqeblutë, ndonëse Tomas Brdariç kishte menduar që të dielën ta kthente ekipin në fushë.
tomas-brdaric-trajneri-vllaznia
E megjithatë, ka ndryshuar mendje dhe u ka dhënë shansin të tijve që të relaksohen dhe rigjenerojnë forcat në këto 48 orë të lira. Skuadra do të rinisë vetëm sot stërvitjet dhe sipas axhendës paraprake, mendohet që të martën të zhvillojnë miqësoren me Tiranën.
Tirana-Vllaznia
Kjo përballje ishte në planet e klubeve që javën e shkuar, por u anulua. Tashmë kanë arritur një tjetër akord dhe pritet që nesër të luhet “klasikja” shqiptare. Gjasat janë që të zhvillohet në kryeqytet, ndonëse detajet do të përcaktohen vetëm sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"