Fasone: Milanit po i “bëjnë” gati funeralin, presim një vendim të drejtë nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 16:18

Fasone: Milanit po i “bëjnë” gati funeralin, presim një vendim të drejtë nga UEFA

Administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone, u duk shumë i tërbuar ditën e sotme, kur u pyet nga gazetarët, për një përgjigje negative që UEFA mund t’i japë planit të Milanit, përsa i përket “Fair-Play” financiar.

fasone milan

“Mëngjesi i sotëm ka nisur me zemërim të skajshëm, teksa lexon titujt e gazetave që duket se duan të na bëjnë funeralin përpara kohe. Duket sikur vendimi është marrë. Kam shumë respekt për institucionin e UEFA-s, ndaj shpresoj të mos jetë kështu. Shpresoj gjithashtu që ata të marrin një vendim neutral, të pandikuar.”

“Komisioni i ‘Fair Play’-t ka bërë kërkesa që objektivisht janë të pamundura, jo vetëm për Milanin. Dorëzuam dokumentet dhe shpresonim të arrinim një marrëveshje vullnetare, por do të respektojmë vendimin e tyre. Ky do të ishte një akord që do të shmangte sanksionet në një periudhë afatshkurtër. Nuk jemi optimistë, por presim me padurim shpalljen e vendimit”, u shpreh Fasone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"