Fantastik Dejvi Bregu, vlonjati dhuron 2 asiste në pjesën e parë/ Boluspori i shqiptarëve i papërmbajtshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 16:55

Fantastik Dejvi Bregu, vlonjati dhuron 2 asiste në pjesën e parë/ Boluspori i shqiptarëve i papërmbajtshëm

Boluspori i Selmanit, Roshit dhe Bregut, ka dhuruar spektakël në pjesën e parë të sfidës ndaj Keciorengucu, të vlefshme për javën e pestë të Ligës së Parë, turke.

Bregu-Roshi-Selmani

Skuadra bardhekuqe, ku aktivizohet 3 futbollistët shqiptarë, ka shpërthyer në pjesën e parë duke realizuar plot 3 gola. Protagonist absolut ishte vlonjati Dejvi Bregu, që në minutat 35 dhe 40 realizoi dopietë asistosh, duke qenë një ndër më të dalluarit në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"