Falkao: Më bëhet qejfi për Italinë, na shk… në Botërorin e ’82-shit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 14:06

Falkao: Më bëhet qejfi për Italinë, na shk… në Botërorin e ’82-shit

Bëri epokë jo vetëm me Brazilin, por edhe në Itali me skuadrën e Romës, ku me të shkelur në kryeqytet, më 10 gusht 1980, bëri të ëndërrojë tifozët e “ujqërve”, duke i udhëhequr ata te titulli kampion, Kupa Italie dhe finale e Kupës së Kampioneve, fatkeqësisht e humbur.

falkao

Gjithsesi, në një deklaratë të fundit, pas një mbrëmjeje gala, Falkao, një nga legjendat e “Seleços”, nuk mund të mos qëndronte pa komentuar mospjesëmarrjen e Italisë në Botërorin rus:

“Si u ndjeva nga disfata e Italisë? Atë natë u ndjeva sikur të isha suedez… Doja të isha një suedez… Kur kujtoj atë që na bënë në 1982-shin, kur me një Paolo Rosi të çmendur na shk… dhe mundën atë që ishte me të drejtë skuadra më e fortë e të gjitha kohërave, çfarë më mbetej të bëja? Gjithsesi, duke i lënë mënjanë shakatë, realisht, për të gjithë ishte një zhgënjim sepse një kombëtare si Italia, nuk duhet t’i mungojë një Botërori.

Pa atë, nuk është e njëjta gjë, do të na mungojë të gjithëve. Edhe pse nuk mund të jenë në formë, vetëm Italia është një kombëtare që mund të transformohet gjatë një Europiani apo Kupe Bote. Askush tjetër nuk mund ta bëjë. Mbeten gjithmonë një kundërshtar për t’u pasur frikë.

Ançeloti, trajneri i ardhshëm? Do të ishte gjeniale. Kur stërviste Realin, më ra rasti ta takoja dhe e pyeta: ‘Do të pëlqente të stërvitje Italinë? As diskutohet që po.’, m’u përgjigj. Dhe realisht, unë mendoj se Karlo Ançeloti do të ishte njeriu i duhur për të ringritur Italinë”, përfundoi Falkao.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"