EUROPA LIGË/ Sonte, në Sevilje zhvillohet finalja! Frankfurti dhe Gllazgou, takim me historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 14:32

EUROPA LIGË/ Sonte, në Sevilje zhvillohet finalja! Frankfurti dhe Gllazgou, takim me historinë

Europa do të luajë finalen e parë në këtë edicion, teksa Frankfurti dhe Gllazgou Rejnxhgërs do të përballen mes tyre në Sevilje për të ndarë Ligën e Europës.

EUROPA LIGE

Kjo do të jetë finalja e tretë europiane që luhet në Sevilje, ku në të parën Steaua e Bukureshtit mundi Barcelonën në vitin 1986 (Kupa e Kampioneve), teksa në vitin 2003 Porto fitonte përballë Sëlltikut Kupën UEFA.

HISTORIA – Si për Eintrahtin e Frankfurtit ashtu dhe për Gllazgou Rejnxhërsin kjo finale është një takim me historinë.

Të dyja klubet kthehen pas dekadash mungese në një finale europiane dhe kjo ka sjellë një interesim të jashtëzakonshëm mes dy tifozërive, ku mendohet se numri i gjermanëve dhe skocezëve në Sevilje t’i kalojë 200 mijë vetat.

Për Frankfurtin kjo është finalja e tretë europiane, që ka humbur finalen e Kupës së Kampioneve në vitin 1960 përballë Realit të Madridit (3- 7), teksa në vitin 1980 fitonte Kupën UEFA në derbin gjerman kundër Gladbahut. Gllazgou Rejnxhërs nga ana e vet kthehet të luajë një finale europiane pas 14 vitesh, e fundit në sezonin 2007-2008 e humbur kundër Zenitit të Shën Petërburgut. Në historinë e vet Gllazgou ka mbërritur në 5 finale europiane.

Ndërkaq, dy klubet kanë dhe dy përballje mes tyre në Europë, me gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve në vitin 1960 me skocezët që eliminonin gjermanët.

Një gjysmëfinale e çmendur që prodhoi 16 gola, 12 për gjermanët dhe 4 për skocezët.

STATISTIKAT – Gllazgou Rejnxhërs ka humbur dy takimet e para në fazën në grupe në Ligën e Europës për ballë Lionit dhe Spartës së Pragës.

Skocezët bëhen skuadra e parë në Europë që mbërrin në një finale të tillë pasi ka humbur dy takimet e para në fazën në grupe.

Frankfurti nga ana tjetër nuk njeh humbje në këtë edicion në Ligën e Europës dhe mund të bëhet i treti klub në histori që mund të fitojë trofeun pa humbje pas Çelsit në sezonin 2018-2019 dhe Vijarrealit në sezonin e kaluar në Ligën e Europës.

Në rrugëtimin e tyre drejt finales, Rejnxhërs ka eliminuar dy skuadra gjermane, Dortmundin dhe Lajpcigun.

STATISTIKAT SIPAS FAQES “SOFA SCORE”

280761863_970988853608292_8281142845852304525_n

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"