“Euro 2016″/ Provokimi i rumunëve: Të dielën sfidojmë Shqipërinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2016 | 8:22

“Euro 2016″/ Provokimi i rumunëve: Të dielën sfidojmë Shqipërinë B

Në Rumani duket se e konsiderojnë formalitet fitoren ndaj Shqipërisë. Kjo shihet qartë në mesazhet që po përcillen përmes mediave më prestigjioze në Rumani.

1466077441iordaneskuGazeta më e madhe sportive, “Pro Sport”, e konsideron përballjen e fundit në grup kundër Shqipërisë B, duke lënë të kuptohet se skuadra A ishte Zvicra e 6 lojtarëve me origjinë shqiptare.

“Tani duhet të mendojmë në mënyrë cinike si Jordanesku. E ndalëm Shqipërinë A me një pikë dhe të dielën shkojmë drejt kualifikimit me Shqipërinë B”, shkruhej dje në artikullin e “Pro Sport”, në një shkrim dedikuar shanseve që kanë rumunët për kualifikim.

Rivali i Shqipërisë shpreson që Franca të mposhtë Zvicrën e vendit të dytë dhe në këtë mënyrë të kualifikohet direkt. Skuadra e Jordaneskut bën llogaritë me vendin e dytë dhe e konsideron formalitet pozicionimin në të tretin, teksa i mjafton barazimi me kuqezinjtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"