Etrit Berisha i mban sytë nga Turqia, Torino kërkon të shpëtojë nga rroga e portierit kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 16:31

Etrit Berisha i mban sytë nga Turqia, Torino kërkon të shpëtojë nga rroga e portierit kuqezi

Etrit Berisha nuk ka më vend në radhët e Torinos dhe duhet të gjejë një sistemim të ri. Ideja e qartë e torinezëve për portierin shqiptar, vazhdon të jetë në fuqi edhe me mbylljen e merkatos së janarit në kampionatet kryesore europiane.

berisha

Sipas “Tuttosport”, klubi dëshiron të lirohet nga rroga e portierit të kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon e ka kaluar plotësisht në stol ose në tribunë. Ai përfiton 800 mijë euro në vit te torinezët dhe kontrata e tij vazhdon deri në qershorin e vitit 2024. Në këtë situatë, Torino kërkon të shpëtojë nga kjo barrë ekonomike pasi nuk e cilëson portierin pjesë të planeve.

Të njëjta burime theksojnë se po shihet me intensitet tregu në kampionatin turk ku merkato është ende e hapur, për t’i gjetur një sistemim atje portierit i cili kërkon të aktivizohet. Objektivi është që të sigurohet minimalisht një huazim e ndoshta një shitje përfundimtare e kartonit të tij.

PANORAMASPROT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"