Drejt shkarkimit nga Napoli, Ançeloti projektohet në stolin e skuadrës nga Premier Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 19:06

Drejt shkarkimit nga Napoli, Ançeloti projektohet në stolin e skuadrës nga Premier Liga

Napoli nuk po kalon një periudhë të mirë këtë sezon, teksa janë shumë larg pritshmërive që kishin në fillim të sezonit.Anceloti

Të kaltrit janë larg garës për titull, e cila tashmë duket se po zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Interit. Pikërisht për këtë arsye, presidenti Aurelio De Laurentis, po mendon të shkarkojë nga posti i trajnerit Karlo Ançelotin.

Nga kjo situatë e Napolit, kërkon të fitojë një tjetër klub, i cili dëshiron të afrojë trajnerin italian. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Totenhemi po ndjek me vëmendje situatën e Ançelotit, dhe mund tentojnë ta afrojnë atë në ekipin e tyre. Mauricio-Pochettino-celebrates-beating-Ajax

“Spërsat” gjithashtu po kalojnë një periudhë shumë të vështirë, dhe zgjidhja duket te shkarkimi i trajnerit Poçetino, për të emëruar në vendin e tij, teknikun aktual të Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"