“Është ëndërr të qëndrosh me një lojtar kaq të madh”, Gjasula ngacmon Manajn. Shikoni si i përgjigjet ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 11:48

“Është ëndërr të qëndrosh me një lojtar kaq të madh”, Gjasula ngacmon Manajn. Shikoni si i përgjigjet ai

Si shumë njerëz të tjerë edhe futbollistët janë të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të Koronavirusit. Kjo ka bërë që ata të jenë më shumë aktivë në rrjetet sociale, ku postojnë foto dhe video nga momentet në shtëpi, por edhe foto nga e kaluara.

gjasula manaj

Pikërisht këtë ka bërë edhe Rei Manaj, që ka postuar foto nga një ndeshje me Shqipërinë, ku duket edhe djali i vogël që e shoqëron me sytë e mbyllur. Këtë detaj ka kapur edhe Klaus Gjasula, i cili e ngacmuar në komente Manajn.

“Djali i ka sytë mbyllur sepse është si një ëndërr të qëndrojë atje me një lojtar kaq të madh”, shkruan Gjasula.

Ndërkohë nuk ka munguar as komenti i sulmuesit, i cili gjithashtu në formën e shakasë ia ka kthyer: “ A të keqen vëllai ty, fenomen.”

fh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"