Është aktivizuar në Zvicër dhe Gjermani, njihuni me sulmuesin e ri të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 8:46

Është aktivizuar në Zvicër dhe Gjermani, njihuni me sulmuesin e ri të Kukësit

Merkatoja e Kukësit nuk është mbyllur ende. Afrimi më i fundit është ai i një sulmuesi që vjen nga kampionati gjerman. Bëhet fjalë për Leonardo Ukën, i cili pikërisht për ditëlindje merr “dhuratë” një vend në ekipin e Kukësit.

KACURI AND UKA EXTEND CONTRACT WITH GC | Grasshopper Club Zürich

Më 26 janar ai mbushi 23 vjeç, e cila do ta gjejë tanimë me një aventurë të re. Më herët ai ka milituar vetëm në kampionatin zviceran me skuadra si Grashopersi apo Zurihu, përpara se të shkonte te skuadra e Kosmoz Koblens. Pozicioni i tij natyral është ai i një sulmuesi të majtë, por herë pas here në skuadrat ku ka milituar është aktivizuar edhe në qendër si pykë apo në krahun e djathtë. Afrimi i një sulmuesi ka qenë kërkesa e vazhdueshme këtë merkato janari nga tekniku Stavri Nica dhe Uka është më i fundit që vihet në dispozicion të tij. Mbetet vetëm për t’u parë nëse do të jetë në parametrat që kërkon tekniku, duke qenë se në fazën ofensive Kukësi kaçaluar jo pak.

NJË FORMACION Në fakt, me afrimin e 23vjeçarit, shkon plot në 11-të numri i lojtarëve të afruar, aq sa për të plotësuar një 11-shetë plotë për formacion. Bëhet fjalë për lojtarë që janë afruar nga porta dhe deri në sulm, meklubin që ka bërë hyrje në tëgjithë repartet e fushës. Megjithatë, jo të gjithë do t ëkenë mundësitë e tyre për të qenë titullarë, sepse pjesa më e madhe do të jenë nga kontigjenti aktual me të cilët klubi ka rivalizuar deri më tani në kampionat. Bie në sy se mungojnë afrimet e bujshme, pasi pjes amë e madhe e tyre janë lojtarë të rinj dhe që mbeten për t’u parë aftësitë e tyre në fushë.

LARGIMET Nëse nga njëra anë janë plot 11-të afrime, një numër tëlartë do të ketë edhe sa i përket largimeve. Mund të thuhet se pritet një “spastrim”këto orët e fundit të merkatos, me lojtarë që mund tëlihen të lirë ose të dërgohenhuazim, siç është rasti i sulmuesit Sebastian La Torre në radhët e Flamurtarit në Kategorinë e Parë. I radhës është Eugen Sula, i cili nuk ka pasur shumë hapësira këtë ediciondhe nuk është preferuar ngaNica. Në fakt, lojtarët që rrezikojnë të largohen janë ata qëu kanë munguar minutat në këmbët e tyre dhe zgjidhja më e mirë për të dyja palët është që të ndajnë rrugët me konsensus. Me largimin e Sulës shkon në shtatë numri i të ikurve, por sërish ka nevojë për ndonjë lëvizje tjetër në dalje.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"