Erjona Sulejmani lë pas divorcin traumatik me futbollistin Blerim Xhemaili, në prag të martesës me protagonistin italian të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 8:41

Erjona Sulejmani lë pas divorcin traumatik me futbollistin Blerim Xhemaili, në prag të martesës me protagonistin italian të…

Modelja nga Shqipëria, Erjona Sulejmani, këtë verë ka qenë në qendër të mediave rozë në Itali, pasi po përflitej se kishte nisur një romancë të re me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.

erjona sulejmani (2)

Mediat italiane dhanë lajmin e fejesës në pranverë, shoqëruar me fotot e nxehta të çiftit, ndërkohë që ishin me pushime në Pulia dhe më pas në disa destiancione të tjera të bukura.

erjona sulejmani3

Pasi mediat italiane njoftuan për fejesën që s’ishte bërë ende publike, ishin vetë ata që pasuan lojën me postimin e fotove bashkë në “Instagram”, duke u deklaruar të fejuar.

alessandro basciano erjona sulejmani(2)

Por duket se gjërat kanë evoluar dhe Erjona është në prag të martesës. Partneri i ka bërë një dhuratë romantike, pikërisht një zemër të madhe me lule të kuqe, ku i shfaq lumturinë që ka gjetur një vajzë që e do dhe duke i premtuar dashuri përgjithmonë. Erjona nuk ngurron të zbulojë detaje nga intimiteti me partnerin italian, i cili e bën shumë të lumtur.

Erjona-Sulejmani

Ndër fotot e fundit bien në sy disa poza me Bascianon, duke qëndruar në krahët të tij. “Sytë nuk gënjejnë kurrë”, shkruante Erjona në foton e publikuar.

erjona sulejmani1

Kujtojmë që modelja u bë e njohur për opinionin e gjerë falë divorcit problematik me futbollistin Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë. Modelja foli gjatë në media, duke deklaruar se do publikonte dhe një libër për të rrëfyer gjithçka të vërtetë që fshihet pas imazhit perfekt të futbollistëve dhe pse të jesh grua futbollisti është një ferr.

erjona sulejmani

Pas këtij divorci, ajo deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe duket se e ka mbajtur fjalën. Me fotot e fundit, modelja nga Shkodra konfirmoi vetë thashethemet e kohëve të fundit, që flisnin për të dashurin e saj të ri, shumë simpatik dhe i njohur në botën e televizionit italian, Alessandro Basciano.

alessandro basciano erjona sulejmani(4)

Çifti i ri ka zyrtarizuar fejesën në “Instagram”, me një sërë shkrepjesh dhe dedikimesh romantike. Së pari një selfie në makinë, pastaj një tjetër buzë detit dhe në fund një foto duke pozuar në një restorant romantik.

alessandro basciano erjona sulejmani(3)

Erjona dhe Alessandro ishin me pushime në Pulia, mes diellit, detit dhe ushqimit të mirë, dhe këto pushime ishin rasti më i mirë për të deklaruar fejesën, ndërkohë që me kthimin në shtëpi ai i propozoi martesën.

Erjona Sulejmani1

Po kush është 32-vjeçari Alessandro, gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu. Alessandro Basciano ishte një pretendent i “Uomini e Donne”, programi i suksesshëm i Maria de Filippi.

erjona-sulejmani

Në veçanti, Alessandro u vlerësua shumë nga publiku, siç dëshmohej nga memet e shumta dhe faqet e tifozëve kushtuar atij. Alessandro ishte një nga beqarët e “Temptation Island 2020”, që futi në krizë çiftin Ciavy dhe Valeria.

/Panoramaplus.al

alessandro basciano erjona sulejmani(5)erjona sulejmani2erjona sulejmani6Erjona SulejmaniErjona Sulejmani 2Erjona Sulejmani 5Erjona Sulejmani 4erjona.sulejmani.gossip.gallery.750x450erjona-sulejmani10xhemaili-erjona-sulejmani1-470x297erjona sulejmaniierjona-sulejmani4-470x466

© Panorama.a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"