Eriksen jep miratimin/ Mesfushori do i nënshtrohet operacionit, ja çfarë do vendosë në zemër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 23:20

Eriksen jep miratimin/ Mesfushori do i nënshtrohet operacionit, ja çfarë do vendosë në zemër

Pas atakut kardiak të pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës, mesfushori i Danimarkës, Kristian Eriksen do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër.

eriksen.danimarca.2021.sguardo.750x450

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Federata e Danimarkës, ka njoftuar se pas testeve të zemrës të kryera, Eriksen pritet ti  nënshtrohet një operacioni, ku në zemër do i vendoset një defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin kardiak.

Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmit kardiak dhe për shkak të shqetësimeve të ritmit të zemrës. Kristian Eriksen ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Kristian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, shkruhet në komunikatë.

Foto ilustruese

Kujtojmë se Eriksen nuk mund të luajë më në Itali, për shkak të rregullit, ku thuhet se “një lojtar që ka shfaqur probleme me zemrën, nuk lejohet të luajë në kampionatin italian.”

Shpjegimi: Një cardioverter defibrillator, i quajtur me shkurtime, ICD, është një pajisje e vogël që monitoron dhe rregullon ritmin e zemrës. Një ICD mund të përdoret për t’u kujdesur për lloje të caktuara të aritmisë. Aritmia është një anomali në ritmit të zemrës, të cilat mund të jenë të dëmshme ose fatale nëse nuk trajtohet si duhet


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"