Erdhi me bujë te Tirana, lojtari i bardhebluve përfundon tek… 21-vjeçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 10:13

Erdhi me bujë te Tirana, lojtari i bardhebluve përfundon tek… 21-vjeçarët

Riçard Danso përfundon te 21-vjeçarët. Lojtari afrikan që erdhi me shumë bujë te Tirana ka kohë që nuk po gjen hapësira te bardheblutë. Sulmuesi i krahut dje ka qenë titullar në sfidën e 21-vjeçarëve mes Tiranës dhe Football Republic. Madje, ai ka shënuar edhe gol, por prej kohësh është jashtë planeve të trajnerit Orges Shehi.

Danso

Afrikani nuk aktivizohet me ekipin e parë që në sfidën e 13 shkurtit mes Tiranës dhe Kukësit. Pas asaj ndeshjeje, Danso nuk luan me ekipin e parë, por ka përfunduar te 21-vjeçarët. Ganezi që erdhi në Shqipëri pas aventurës amerikane nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe në Superiore. Në 15 takime është aktivizuar 893 minuta. Në dhjetë sfida ka qenë titullar, ndërsa në pesë të tjera sfidën e ka nisur nga stoli.

Veç 5 kartonëve të verdhë dhe një të kuqi, ganezi nuk ka shfaqur tjetër gjë në Superiore, ndonëse erdhi me bujë të madhe dhe prej tij pritej shumë. Gjithsesi, Ismajlgeci ka bërë më shumë vetëm se ai në krahun e majtë, ndërsa Danso nuk ia doli dot t’i zinte vendin as Kalesë, ndonëse ai u ble për të zëvendësuar brazilianin që u operua në tetor. Për sa u përket 21-vjeçarëve, ata kanë fituar 4-0 me Football Republic. Golat janë shënuar nga Danso, dopietë Beshiraj dhe Demaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"