Emergjencë në mbrojtjen e Skënderbeut, Memelli gjen dhe zëvendësuesin e Mensah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 10:06

Emergjencë në mbrojtjen e Skënderbeut, Memelli gjen dhe zëvendësuesin e Mensah

“Kur të vjen e keqja, hapi derën”. Kjo shprehje popullore i përshtatet shumë situatës ku ndodhet Skënderbeu. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta dhe kalendari i vështirë në këtë moment, trajneri Migen Memelli duhet të gjejë zgjidhje edhe për lojtarët me probleme apo të pezulluarit. Për momentin te Skënderbeu ka emergjencë në qendër të mbrojtjes, pasi Bajrami dhe Sadriu janë në dyshim për të premten, pasi janë të dëmtuar.
alfred mensah
Gambiani i huazuar nga Xhenoa, Fallou Nxhie, është i vetëm qendërmbrojtës i gatshëm te bardhekuqtë. Për transfertën e Durrësit do të mungojë sulmuesi Alfred Mensah, i cili është i pezulluar nga kartonët e verdhë. Kështu që trajneri Memelli është i detyruar që ndaj Teutës të bëjë ndryshime edhe në sulm, ku shkodrani Pusi shikohet si titullar në vend të ganezit të pezulluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"