Emergjenca nga tërmeti, “Niko Dovana” hap dyert për të dëmtuarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2019 | 10:45

Emergjenca nga tërmeti, “Niko Dovana” hap dyert për të dëmtuarit

Stadiumi i Durrësit “Niko Dovana” ka hapur dyert për të pritur banorët që duan të strehohen pas tërmetit të fortë të rënë ditën e shtunë në qytetin bregdetar.

cadra

 

Pas porosisë së kryeministrit Edi Rama mëngjesin e djeshëm, Forcat e Ushtrisë kanë montuar çadra me kapacitet 30 persona secila. Çadrat janë të pajisura edhe me shtretër, ku mund të qëndrojnë të gjithë qytetarët, që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti. Për momentin dihet vetëm fakti se fusha e blertë e stadiumit po shërben për njerëzit në nevojë, por nuk dihet sesa kohë do të jenë të instaluara këto çadra në “Niko Dovana”.

SCREE

 

Në fundjavë Teuta duhet të presë në këtë terren Kukësin dhe nëse gjendja e emergjencës zgjatet, zhvillimi i ndeshjes në ditën e caktuar mund të vihet në dyshim. Shpresohet që fusha të mos pësojë dëmtime, për vetë rëndësinë që paraqet kjo ndeshje e javës së gjashtë me Teutës dhe Kukësit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"