Elvi Berisha: Mensan e njoh shumë mirë, ndaj Partizanit besova dhe shënova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 19:19

Elvi Berisha: Mensan e njoh shumë mirë, ndaj Partizanit besova dhe shënova

Elvi Berisha u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke shënuar golin e barazimit për Skënderbeun në sfidën ndaj Partizanit. Pas ndeshjes, sulmuesi i korçarëve u shpreh:

berisha

”Besova te shpejtësia ime arrita ta merrja topin dhe shënova.

Mensah? Po normal që ndihem mirë me Mensah, njihemi shumë bashkë. Grupi që kishim vjet na ndihmon shumë, të gjitha objetkviat tona që kemi besoj do t’i arrijmë.

Për momentin ndihem më mirë me dy sulmues, jam më afër portës se sa i hapur në krah. Kemi një armë shumë të fortë, kemi shpejtësi në sulm, dhe kështu i kapim ekipet më kollaj në befasi”, u shpreh Berisha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"