Elozhe Tërbunit, por Ndreu do vetëm fitoren: Kualifikimi në Kupë na ka shërbyer për moralin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 9:25

Elozhe Tërbunit, por Ndreu do vetëm fitoren: Kualifikimi në Kupë na ka shërbyer për moralin

Kastrioti pret sot Tërbunin në një ndeshje që nis një orë përpara të tjerave dhe transmetohet nga “RTSH Sport”.ramadan ndreu

Trajneri Ndreu dhe të tijtë janë të bindur për 3 pikët. Skuadra duket në gjendje optimale, edhe pse sot mungojnë Pepa dhe Karakaçi, ndërsa kapiteni Çela është në dilemë.

Trajneri Ramazan Ndreu për përballjen me Tërbunin tha: “Kualifikimi në Kupë na ka shërbyer për moralin dhe na ndihmon për vazhdimësinë. Ndeshja me Tërbunin është shumë e vështirë, e kam parë këtë skuadër dhe më ka pëlqyer. Duhet mobilizim i jashtëzakonshëm për ta kaluar këtë ndeshje. Ende nuk jemi në ritmin e duhur, pasi lojtarët që kishim në plan për t’i marrë po vonohen me vizat, plus që kemi mungesa”.

Për këtë sezon, krutanët kanë vendosur që hyrja në stadium të jetë e lirë për tifozët. Kështu ka ndodhur në tri ndeshjet e para dhe pritet të vazhdojë gjatë gjithë sezonit.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"