Eliminuan Tiranën me fat, Crvena Zvezda mund të kalojë në grupe pa luajtur në “play off”. Shkak bëhet… lufta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 15:45

Eliminuan Tiranën me fat, Crvena Zvezda mund të kalojë në grupe pa luajtur në “play off”. Shkak bëhet… lufta

Fati i buzëqeshi Tiranës më parë, pasi kaloi direkt në “play off”, pa luajtur ndeshjen, por kësaj here mund të jetë rradha e Crvena Zvezdës që të përkëdhelet nga fati. Skuadra serbe mund të kalojë direkt në grupet e Ligës së Europës pa luajtur fare, dhe shkak për këtë mund të bëhet lufta që ka plasur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

crvena

Crvena Zvezda luan kundër skuadrës armene të Ararat, dhe shorti ka vendosur që ndeshja të luhet në Armeni, por për shkak të luftës është e pamundur që të luhet atje. Në lidhje me këtë situatë janë tre alternativa të vlefshme. Opsioni i parë është që ndeshja të luhet në Serbi, ku pritës të jetë Crvena Zvezda. Opsioni i dytë është që ndeshja të luhet në fushë neutrale.

Dhe alternativa e tretë për të cilën ekpi serb po kryqëzon gishtat është që skuadra armene e Ararat të skualifikohet dhe Crvena Zvezda të kalojë direkt në fazën e grupeve të Europa Ligës pa luajtur fare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"