Eliminimi nga Kupa FA, Van Dajk provon të karikojë grupin: Është vetëm faji ynë, tani luftojmë për të tjerat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 22:06

Eliminimi nga Kupa FA, Van Dajk provon të karikojë grupin: Është vetëm faji ynë, tani luftojmë për të tjerat

Kapiteni i Liverpulit, Virxhil van Dajk, thotë se ata duhet të fajësojnë vetëm veten, pasi ai u zotua se “reds”-at do të japin gjithçka pas humbjes 4-3 të së dielës kundër Mançester Junajtid.

van dajk

Jyrgen Klop nuk do t’i japë fund mandatit të tij në krye të Liverpulit në “Uembli” pasi ata u eliminuan nga Kupa FA në çerekfinale. Ama i dha fund ëndrrës së tyre për “pokerin” me golin në shtesën e kohës shtesë, pavarësisht se Liverpuli kryesoi dy herë gjatë ndeshjes 130-minutëshe. Tani Jyrgen Klop ka parë që lojtarët e tij të nisin të largohen nëpër vendet e tyre, për ndeshjet e ardhshme të kombëtareve respektive. Por Van Dajk ka bërë një premtim se ata do të vazhdojnë të luftojnë në dy frontet e mbetura: garën për titullin e Premier Ligës dhe një çerekfinale të Ligës së Europës në horizont kundër Atalantës.

Në “Instagram”, qendërmbrojtësi holandez postoi:

“Duhet vetëm që të fajësojmë veten, veçanërisht pasi kemi qenë shumë mirë deri më tani këtë sezon. Tani është koha për ndeshjet e kombëtares. Pastaj ne do të kthehemi për të dhënë gjithçka që kemi”.

Van Dijk tani është grumbulluar me kombëtaren holandeze, e cila do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaj, me Skocin dhe Gjermanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"