Eliminimi nga Europa, Josa debaton me gazetarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 16:29

Eliminimi nga Europa, Josa debaton me gazetarët

Mirel Josa është shfaqur shumë i mërzitur dhe i shqetësuar në konferencën e djeshme për shtyp pas eliminimit nga luksemburgasit e Fola Esh. Dhe gjatë konferencës, tonet janë ngritur në disa raste, ndërsa gazetarët kanë debatuar me teknikun. Në një moment, një prej gazetarëve e pyet Josën se kush mban përgjegjësi për këtë eliminim, ai si trajner apo lojtarët. Në këtë moment, tekniku u është kthyer me pyetje gazetarëve: “Keni ardhur të ndani përgjegjësitë këtu?!”.

Josa

“Në këto raste, trajneri mban përgjegjësi. Edhe nëse ka gabime individuale, trajneri e merr përgjegjësinë mbi shpinë. Unë e mbaj përgjegjësinë. Gabimet i di unë”, u ka thënë disi i revoltuar Josa gazetarëve. Më pas, e kanë pyetur se ku ka gabuar duke qenë se merr përsipër përgjegjësinë.

Mirel Josa

“Ne kemi në klub njerëz që e njohin shumë mirë futbollin dhe më thonë që ke gabuar këtu apo aty”, u është përgjigjur trajneri lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"