Ekuban nuk gjen qetësi me ndërrimin e skuadrave, ish-sulmuesi i Partizanit përfundon në Serinë C

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2023 | 13:07

Ekuban nuk gjen qetësi me ndërrimin e skuadrave, ish-sulmuesi i Partizanit përfundon në Serinë C

Jozef Ekuban nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Ndryshe nga vëllai i tij, Kaleb që është ndoshta në momentin më të mirë në karrierë, Jozef ka përfunduar në Serinë C italiane.

ekuban

Ish-sulmuesi i Partizanit që erdhi me bujë, pasi shihej si Ekubani që la gjurmë te të kuqtë, u largua si dështim dhe ditët e fundit ka mbyllur edhe aventurën me Fidelis Andria, skuadër e Serisë C italiane. Në 27 ndeshje të zhvilluara, Ekuban ka dhënë vetëm 2 asiste dhe asnjë gol të shënuar.

Për të, ka interesim konkret nga Seria C në Itali. Për sulmuesin interesohet klubi Sestri Levantes që u ngjit këtë sezon pasi luante në D, teksa për Ekuban që shihej si një sulmues premtues, Seria C duket se është kthyer në një sfidë personale.

PANORAMASPORT.AL