EKSKLUZIVE/ Zbulohet plani i FSHF për VAR-in në Shqipëri, Nurishmi: Do përdoret nga ndeshja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 23:25

EKSKLUZIVE/ Zbulohet plani i FSHF për VAR-in në Shqipëri, Nurishmi: Do përdoret nga ndeshja…

Shqipëria do të ketë implementimin e sistemit VAR që nga gushti, me nisjen e sezonit të ri 2021-2022. “Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një investim kolosal, që në përllogaritjet finale do të kalojë edhe shifrën e 1 milion eurove. Lysjen Nurishmi, drejtuesi i këtij projekti tregon për gazetën fazat që po ndiqen deri në implementimin e sistemit të gjykimit. 

lysien-nurishmi-470x338

VAR – “Procesi i implementimit të VAR-it ka nisur që nga shkurti 2020. Fondi për këtë do të mbulohet i gjithi nga FSHF, por ende nuk mund të themi saktësisht se sa do të jenë kostot totale për një sezon. Është vendosur që edicioni i ri të nisi me VAR që nga ndeshja e parë në gusht, për t’i ardhur në ndihmë përmirësimit të garës, kur dihet që shumica e federatave prestigjoze në Europë e kanë nisur prej 2 apo 3 sezonesh përdorimin e këtij sistemi. Të pesë ndeshjet e superiores çdo javë do të jenë me VAR”.

TESTET – “Faza përgatitore deri në përdorimin e tij zgjat më shumë sesa një vit. Ne ndjekim një protokoll të miratuar nga FIFA dhe IFAB dhe
jemi nën monitorimin e tyre. Duke nisur me trajnimin teorik, praktik dhe pastaj do të bëhen edhe ndeshjet testuese, por që nuk do të transmetohen. Testime brenda strukturës së arbitrave dhe jo për t’u transmetuar në publik.

Kjo fazë do të zhvillohet në muajin prill, maj, në fundin e sezonit me nivele të ndryshme, te moshat deri në nivelet e Superiores. Vetëm testuese në shërbim të licencimit dhe testimit të arbitrave. Teste pas të cilëve, FIFA bën më tej edhe licencimin e arbitrave për dhomën e VAR-it dhe jep miratimin e këtij sistemi për kampionatin pasardhës në Superiore. Aprovimi final do të jepet nga FIFA”.

DHOMA VAR – “Do të jetë arbitri dhe një asistent-arbitër dhe një person, i cili quhet operatori i VAR-it dhe që bën përzgjedhjen e pamjeve dhe këndeve më të mira, pjesën teknike dhe të ekranit. Janë gjera standarde, si në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s”.

VAR

REGJIA – “Nisur nga infrastruktura, jo vetëm e stadiumeve, por edhe të teknologjisë në vend është përzgjedhur që të kemi regji të lëvizshme me 3 mikrobuzë. Ndeshjet nuk zhvillohen të gjitha brenda një dite, prandaj mjaftojnë. Kjo është për fazën fillestare dhe në vijim mund edhe të shtohen. Fillimisht u diskutua që të ishte një regji e centralizuar pranë FSHF-së ose pranë ‘Air Albanias’, por për këtë duhet që deri në çdo stadium ku do të luhen ndeshjet të ketë fibra optike dhe një linjë interneti super të shpejtë. Praktikisht ende e pamundur në Shqipëri”.

KAMERAT – “VAR kërkon minimalisht pesë kamera. Jemi dakordësuar me transmetuesin, që edhe për sezonin e ardhshëm është ‘Digit Alb’, që të kemi shtatë kamera në çdo stadium. Dy prej
tyre janë të palëvizshme, të fokusuara në zonat e 16-metrave. Ç’ka zëvendëson edhe sistemin me 6 arbitra. Nuk do të jetë nevoja për arbitra linje”.

STADIUMET – “Do të bëhet një vëzhgim në të gjitha stadiumet e Superiores për vitin e ardhshëm. Në stadiumet e mëdha në vend është e kollajshme. Për të tjerat do të kërkohet nga klubet ose vetë federata mund të bëjë investim minimal për zonë shtesë të kamerave ose pjesën teknike që kërkon VAR-i. Procese që do të paraprijnë sezonin e ri. Në fund të sezonit do bëhet shpjegimi i rregullores nga sektori i arbitrimit për trajnimin e klubeve dhe lojtarëve”.

KUPA – “Faza finale e Kupës mund të bëhet gjithashtu me implementimin e VAR- it, por mbetet për t’u parë”.

KOSOVA – “Jemi të hapur për bashkëpunimin dhe ndihmesën edhe për arbitrat e Kosovës. Ata kanë interes ta nisin paralelisht me ne, por nuk e di si janë me përgatitjet për këtë dhe pritet një përgjigje nga FIFA. Në çdo moment testimi në Shqipëri, arbitrat nga Kosova do të kenë mundësinë që të marrin eks- periencë”, ka deklaruar për “Panorama Sport”, Lysjen Nurishmi.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"