EKSKLUZIVE/ Titullarët e Besës bojkotojnë ndeshjen në Ballsh, ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 14:29

EKSKLUZIVE/ Titullarët e Besës bojkotojnë ndeshjen në Ballsh, ja prapaskenat

Titullarët e Besës kanë evituar ndeshjen drejt Ballshit për tu ndeshur ndaj Bylisit në takimin e javës së 15-të në Kategorinë e Parë.

besa

Titullarët e ekipit kavajas nuk kanë udhëtuar drejt qytetit të Ballshit, për arsye se kanë protestuar për dy pagat e pa marra.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi u kishte premtuar se pagat e prapambetura do i merrnin sot përpara ndeshjes dhe kjo nuk ka ndodhur.

Aktualisht skuadra e Besës ndaj Bylisit ka aktivizuar disa prej lojtarëve të moshave vetëm që kjo sfidë të zhvillohej.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"