EKSKLUZIVE / Tirana i mbyll derën Kukësit, nënkampionët rikthehen në Pezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 14:09

EKSKLUZIVE / Tirana i mbyll derën Kukësit, nënkampionët rikthehen në Pezë

Nga dashuria tek përplasjet. Tirana dhe Kukësi ka qenë një binom që ka prodhuar nga të gjitha në sezonet e fundit. Vetëm pak ditë më parë drejtuesit e Kukësit u dakordësuan me ata të Tiranës që të zhvillonin stërvitjen në kompleksin “Skënder Halili”.

skender halili kompleksi

Mirëpo pakti zgjati për vetëm tri ditë. Sot në mëngjes befas puntorët e kompleksit i kanë mbyllur derën Kukësit, duke i thënë se janë urdhëruar që skuadra verilindore të mos lejohet të stërvitet më në “Skënder Halili”. Kjo situatë ka tërbuar trajnerin Peter Pakult. Në këto kushte, Kukësi është rikthyer të stërvitet në kompleksin e Pezës, mes vapës dhe fushës me tapet artificial.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"