EKSKLUZIVE / Teuta nuk ndalet, gati firma me “binjakun” e Kamara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 22:37

EKSKLUZIVE / Teuta nuk ndalet, gati firma me “binjakun” e Kamara

Ku shkon Kamara, shkon edhe Sidibe. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se goditja e radhës së Teutës do të jetë mesfushori nga Guinea, Lancinet Sidibe. Lojtari që mbylli sezonin me Flamurtarin, duke qenë një titullar i padiskutueshëm, ka qenë sot në Durrës dhe ka diskutuar me drejtuesit për të arritur një marrëveshje.

teuta sidibe

Lancinet Sidibe sot në Durrës i shoqëruar nga menaxheri i tij.

Mesa duket, fakti që sulmuesi Sekou Kamara arriti akordin me Teutën, ka shtyrë edhe Sidinë të pranoj ofertën e skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"