EKSKLUZIVE/ Takim deri në 3 të natës, ja si u zgjidh kontrata me Panuçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2019 | 17:55

EKSKLUZIVE/ Takim deri në 3 të natës, ja si u zgjidh kontrata me Panuçin

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka qenë deri në orën 3 të mëngjesit duke u gdhirë e shtunë në rezidencën e Kombetares në Durrës për të diskutuar me trajnerin Kristian Panuçi prishjen e kontratës. Italiani ka qenë i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por Duka e kishte marrë me kohë vendimin për ta shkarkuar.

panuci duka

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime pranë FSHF-së se është gjetur një marrëveshje mes palëve për të paguar trajnerin deri në muajin nëntor të këtij viti, periudhë kur dhe i skadonte kontrata. Dje Duka diskutoi gjatë në Shkodër edhe me trajnerin 73-vjeçar italian, Edi Reja, i cili duket alternativa më bindëse për momentin për t’u ulur në stolin kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"