EKSKLUZIVE/ Skënderbeu vendos për trajnerin e ri, Takaj firmos me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 23:23

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu vendos për trajnerin e ri, Takaj firmos me…

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka vendosur përfundimisht për trajnerin që do të drejtojë ekipin në Kategorinë e Parë.

MIGEN MEMELLI

Numri një i klubit korçar ka konfirmuar ekskluzivisht për “Panorama Sport” se Migen Memelli do të vazhdojë projektin pas rënies nga Kategoria Superiore:

“Kemi firmosur një kontratë me Migen Memellin, do të bëjmë një ekip dinjitoz për tu rikthyer sa më shpejt në elitë.”, ka thënë shkurtimisht Takaj.

Memelli pritet të nisë punën me Skënderbeun në muajin korrik, por kësaj here me objektiv ringjitjen në Kategorinë Superiore.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"