Ekskluzive/ Shulku: Ju tregoj drekën me skocezët, na kanë pak frikë sepse Shqipëria…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 19:17

Ekskluzive/ Shulku: Ju tregoj drekën me skocezët, na kanë pak frikë sepse Shqipëria…

Nga i dërguari i “Panorama Sport” në Skoci ILIR CARA

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku është optimist se Shqipëria mund të marrë një rezultat pozitiv sot në mbrëmje. Numri 2 i federatës pohon se fryma e grupit është ajo e duhura dhe se fitorja me Izraelin, jo vetëm që i ka dhënë zemër skuadrës kuqezi, por ka rritur presionin edhe te skocezët.

Ilir Shulku duke folur nga holli i hotelit për "Panorama Sport"

ILIR SHULKU DUKE FOLUR NGA HOLLI I HOTELIT 

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” nga hoteli ku është akomodua kombëtarja, Shulku rrëfen se gjatë drekës së zakonshme me homolgët skocezë, ndihej një shqetësim, apo merak i madh i tyre. Sipas Shulkut, ata e vllertësojnë Shqipërinë maksimlaisht për shkak të rritjes që ka pasur kombëtarja në dekadën e fundit.

Si është situata e ekipit para kësaj ndeshje?

Mendojmë se është situatë e mirë. Ekipi moralisht është mirë. Stërvitja këto dy ditë ka qenë shumë optimiste dhe shumë e kënaqshme. Kështu që, me frymën që ka ndryshuar në ekip shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv sot dhe ekipi të japi maksimumin.

Besoni te rezultati pozitiv në këtë ndeshje të sotshme?

Patjetër që po. Patjetër që po, sepse ekipi është shumë më ndryshe nga ana psikologjike, është mjaft i motivuar. Fitorja me Izraelin i ka ndërruar moralin gjithë skuadrës dhe ekipi vetë ka shumë besim te rezultati pozitiv sot.

Ka presion mbi ekipin, sepse shohim që nuk po dalin fare dhe thanë që, ka ardhur urdhër të mos dalë asnjë lojtar.

Nuk mendoj që kjo është pjesë e presioneve. Kjo është pjesë e rregullit. Nuk është se kjo ka ndodhur tani. Kjo është e përhershme. Nuk besoj që edhe ndonjë ekip tjetër i ka ndryshe rregullat, kështu që nuk besoj se ka presion fare.

A ju kënaq barazimi në këtë ndeshje?

Rezultat pozitiv do të thotë dhe barazim. E rëndësishme është që të mos humbim, të marrim rezultat pozitiv. Ne shpresojmë që të arrijmë rezultat pozitiv, ku hyn edhe barazimi.

Ndonëse vendos trajneri, a pritet ndonjë ndryshim duke e ditur që … apo do ruhet ekipi fitues?

Kjo është një çështje teknike dhe për mendimin tim nuk duhet të hy në anë teknike. Eshtë çështje teknike e trajnerit. Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Nuk janë ndeshje që po luhen të dyja në Shqipëri. Ka një specifikë tjetër ndeshja kur luhet në shtëpi dhe një specifikë tjetër kur luan jashtë. Nuk e di, por ndoshta edhe mund të ketë bërë ndonjë ndërrim trajneri.

Më zbuloni diçka nga dreka qe keni pasur me homologët e Skocisë, pati ndonjë batutë a ndonjë diçka tjetër?

Ajo është një drekë protokollare, ku janë përfaqësuesit e dy Federatave dhe përfaqësuesi i UEFA-s, delegati i ndeshjes. Një drekë miqësore. Ne kemi qenë dhe herë të tjera nëpër dreka dhe takime të tjera, kështu që … drekë shumë miqësore.

Ndihej frika tek ata, sepse vijnë pas një humbje 4-0 dhe janë nën presion të madh.

E kishin frikë ekipin shqiptar, sepse ne kemi arritur një rezultat pozitiv, ata janë në gjendje jo të mirë. Kështu që, atë tulatje që ata kanë, atë mosbesim te vetja e tyre duhet ta shfrytëzojmë ne që jemi shumë mirë moralisht.

A prisni mbështetje të tifozëve shqiptarë në këtë ndeshje?

Po, shpresojmë që po. Me sa di janë shitur rreth 25 mijë bileta dhe një pjesë e tyre janë tifozë shqiptarë dhe mendoj dhe shpresoj që, shqiptarët të cilët jetojnë këtu në Skoci dhe Angli ta përkrahin ekipin kombëtar, sepse është shans shumë i mirë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"