EKSKLUZIVE/ Sherr te Vllaznia, stafi eviton përleshjen fizike të 2 futbollistëve. Ja prapaskenat e konfliktit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 23:53


EKSKLUZIVE/ Sherr te Vllaznia, stafi eviton përleshjen fizike të 2 futbollistëve. Ja prapaskenat e konfliktit

Krisje te Vllaznia mes lojtarëve. Goli i parë i Bathës ka futur në sherr portierin Zogoviç dhe mesfushorin brazilian, Da Silva. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta në skuadër se në momentin e pësimit të golit, Da Silva i ka kërkuar llogari malazezit për faktin se ai qëndroi në vend pa lëvizur.

VLLAZNIA

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak portierit, i cili ka pritur pushimin e ndeshjes dhe ka kërkuar të sqarohet me Da Silvën në dhomat e zhveshjes. Lojtarët janë ofenduar me njëri-tjetrin dhe për pak konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike, por që mbeti vetëm duart, pasi pjesëtarët e stafit dhe futbollistët e tjerë evituan zënkën.

VLLAZNIA.1

Momenti kur Adili dhe Zogoviç ngatërrohen me njëri-tjetrin pas goditjes së Bathës, e më pas Da Silva i kërkon llogari portierit për golin e pësuar dhe vendosjen e murit mbrojtës Foto: LSA

Të dy lojtarët i kanë kërkuar hesap njëri-tjetrit, për më tepër çarja e murit në atë mënyrë la një shije të keqe, teksa braziliani u irritua më tepër se të gjithë me portierin.

Një lëvizje të çuditshme në këtë moment bëri edhe Adili, i cili la murin mbrojtës dhe u vendos në shtyllën e dytë. Kjo, siç duket, ka shpërqendruar edhe gardianin. Goli që shënoi Batha hyri në 1 metër vend mes dy lojtarëve të Vllaznisë.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/