EKSKLUZIVE/ Sërish probleme te Flamurtari, futbollisti kërkon largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 9:15

EKSKLUZIVE/ Sërish probleme te Flamurtari, futbollisti kërkon largimin

Karlos Henrike Ramos kërkon largimin nga Flamurtari. Mesfushori që erdhi në Vlorë bashkë me ish-trajnerin Marcelo Troisi, është pranë “divorcit” nga kuqezinjtë. Shkak duket se janë bërë pagat e pamarra, ndonëse nuk dihet konkretisht se për sa bëhet fjalë. Prej disa ditësh nuk po paraqitet në stërvitje dhe “Panorama Sport” mëson se braziliani ka kërkuar zyrtarisht në klub që ta mbyllë këtu këtë aventurë. Ai gjendet aktualisht në Vlorë dhe ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i radhës.
86603456_3476107039131460_5570096472902336512_n
Por, çështja tashmë ka mbetur mes klubit dhe vetë lojtarit. Drejtuesit e cilësojnë si lojtar të Flamurtarit dhe nuk kanë ndërmend që t’i japin letrat. Në të tilla kushte, vetë 24-vjeçari e ka dhënë një zgjidhje. Burimet bëjnë me dije për gazetën se braziliani ka kërkuar nga klubi që të paktën t’i japë 30% të totalit të detyrimeve që nuk i ka shlyer. Vetë drejtuesit ia kanë bërë të qartë që të kthehet në stërvitje, megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojnë negociatat në ditët e ardhshme.

BRAZILIANËT
Çështja e brazilianëve të mbërritur në Vlorë është një histori më vete. Uelder Kosta iku pa ardhur mirë. Ai ishte i pafat, në fakt, pasi u dëmtua rëndë që në debutim. Në fund të sezonit Lukas Ramos de Oliveira u largua nga Flamurtari, kur ekipi ra nga kategoria. Qëndruan vetëm Karlos Henrikue Ramos dhe Odaildo Souza de Oliveira. Ky i fundit vijon ende të jetë pjesë e ekipit dhe deri më tani nuk ka shfaqur shenja “rebelimi”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"