EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i Mërgjyshit, trajneri i Apolonisë tregon ç’ndodh me lojtarët në këtë kohë: S’besoj se do mbetemi pa futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 17:16

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i Mërgjyshit, trajneri i Apolonisë tregon ç’ndodh me lojtarët në këtë kohë: S’besoj se do mbetemi pa futboll

Lojtarët e Apolonisëjanë shpërndarë, duke respektuar masat mbrojtëse në këtë situatë emergjente. Klubi fierak ka dezinfektuar mjediset e veta, pasi Fier është një nga qytet ku ka të infektuar me koronavirus. Jeta futbollistike vazhdon, sepse nëse janë mbyllur stadiumet, futbolli “bluhet dhe luhet” gjithë kohën në mendjen e “aktorëve” të tij.

mergjyshi

Trajneri Artan Mërgjyshi, në një intervistë për “Panorama Sport”, flet për situatën aktuale, tregon çfarë ndodh me futbollistin në këtë periudhë pauze dhe për shanset e ngjitjes së Apolonisë në elitë.

Mërgjyshi, ku ndodheni aktualisht, si po i kaloni këto ditë?

Ndodhem në Tiranë, i mbyllur në shtëpinë time. Një situatë e pazakontë, por duhet të mësohemi dhe të respektojmë rregullat. Personalisht jam i qetë, por duket një situatë pak e tensionuar që nuk e prisnim. Duhet të jemi tëkujdesshëm dhe këtë porosi ia kam përcjellë edhe skuadrës.

Jeni në kontakte me futbollistët, cila është gjendja shëndetësore e ekipit?

Patjetër, jam në kontakte të përditshme me ta. Gjendja është e mirë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kur u vendos për ndërprerjen e aktivitetit, ekipi ishte gati të stërvitej deri nëfundjavë, por bashkë me drejtuesit e klubit e pamë të arsyeshme të merrnim masapër më tepër siguri.

A mendoni se do të ketë ndikim kjo situatënë aspektin futbollistik, negativ apo pozitiv?

Besoj se janë të dyja anët e medaljes. Ishim në ritmin e garës dhe ishim përgatitur psikologjikishtpër derbin me Lushnjën. Mendoj se do të ishte mirë për të dy ekipet të luanim në këtë moment, pasi lojtarët ishin karikuar. Po të marrim anën tjetërdhe ta shohim “gotën gjysmë plot”, ndoshta kjo periudhë ndërprerjeje na jep kohë për lojtarët që nuk kanë pasur gjendjen e duhur fizike, si Hysenshahaj, Andoni dhe Omeri.

Profesor, çfarë ndodh konkretisht me gjendjen fizike të futbollistit në këtë periudhë pauze?

Lojtari ka një mënyrë stërvitje nga e hëna deri të premten, me volumin dhe intensitetin. Në fillim të javës është volumi më i lartë dhe intensiteti më i ulët. Ditët e fundit mbahet intensiteti i lartë dhe ulet volumi. Këtëkurbë tani lojtari e prish. Ndeshja është ajo që lojtari arrin kulmin. Lojtari duhet të marrë ato ngarkesa që i afrohen ndeshjes, por pa pasur grup, stërvitje dhe ndeshje, pa kundërshtar, nuk mund ta arrijë kurrë, sado stërvitje të mirë që të bëjë. Kjo situatë bën që lojtari të humbë ritmin, intensitetin dhe formën fizike.

Supozojmë që stërvitja fillon në fund të prillit, sa kohë i duhet lojtarit të fitojë formë e duhur?

Dy javë janë të nevojshme, por nuk besoj se do ta kemi atë kohë. Lojtari mund të marrë gjendjen me dy javë, por pa arritur formën optimale. Na duhet minimalisht një ndeshje miqësore për të shkuar në ndeshjet e kampionatit, por e thashë se nuk do ta kemi këtë kohë dhe pas një jave duhet të hyjmë në kampionat. Për këtë arsye i kemi porositur lojtarët që të ruajnë formën me kushtet që kanë. Me aerobi, ushtrime force, muskulim dhe nëse kanë mundësi, të bëjnë edhe kombinacione dhe shpejtësi në natyrë.

A besoni se mund të mbyllet sezoni në fund të qershorit?

Është një situatë shumë e vështirë, që nuk mund ta parashikojmë dot. Me kalimin e dy javëve të para, do të shohim si do të shkojnë gjërat, por nuk besoj se do të shkojmë në pikën që nuk do të kemi më futboll. Renditjet aktuale nuk mund të merren përfundimtare, nuk është logjike. Në Superiore mund të jenë të përcaktuara dy ekipet që bien, por në krye është luftë, ka garë të hapur. Është e padrejtë tëjepen verdiktet kështu.

Ju ka ndodhur ndonjëherë në karrierën si futbollist të përjetoni situata të ngjashme?

Po, në vitin 1991 ka qenë një situatë e tillë, ka pasur një ndërprerje, sepse pati trazira nga eksodi. Ka ndodhur edhe në vitin 1997, kur u ndërpre kampionati në mars. Luaja me Dinamon dhe pas trazirave të marsit të 1997-ës ika në Gjermani. Në vitin 1991 u gjet një formulë. U zhvilluan ndeshje me sistem grumbullimi në Tiranë dhe Elbasan, me sa mbaj mend. Kurse në 1997-ën mbaj mend që u zhvillua vetëm Kupa, sepse ishim në gjysmëfinale me Flamurtarin. Me kampionatin nuk u kujtoj mirëçfarë ndodhi, sepse në prill ika në Gjermani.

Derbi me Lushnjën ka pasur shumë komente, duke mbajtur tëkarikuartifozët e dy qyteteve, ndërsa ju keni qëndruar nëdistancë….

Po, kam qëndruar në distancë dhe jo pa qëllim. Nuk dua të jem njeriu që luan mediatikisht me derbin. Çdo deklaratëpërpara një ndeshjeje të tillë, them për deklarata “të pompuara”, nuk ka efekt kushedi çfarë, përveç kënaqësisë ditore për tifozët fanatikë. Gjithçka në dorë e kanë lojtarët, jo deklaruesit e jashtëm, nëse mund t’i quaj kështu. Luhet në fushë, ndërsa unë dhe kolegu Gjyla jo direkt, por jemi “regjisorët” e shfaqjes. Gjithsesi, e ndiej atmosferën e derbit, sepse e kam përjetuar edhe 4 vjet më parë kur drejtoja Apoloninë, sikurse dhe në dy ndeshjet e këtij kampionati. Janëballafaqime të vështira dhe të bukura. Në Lushnjë dhe në Fier asnjëherë nuk ka ndikuar klasifikimi apo gjendja momentale për të përcaktuar fituesin. Ne kërkojmë fitoren, kurdo që të luhet.

Sa shanse ka Apolonia të ngjitet në Superiore?

Shanset janë realisht. Duhet të fillojë një herë kampionati, të kalojmë me sukses ndeshjen e parë me Lushnjën dhe pastaj të hyjmë tamam për vendin e parë. Kalendari na favorizon, sepse shkojmë në Pogradec dhe pastaj e presim këtë rival në fushën tonë. Teorikisht na favorizon kalendari, sepse gjithçka vendoset në fushë.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"